Harrojini Jeff Bezos dhe Elon Musk, ky është njeriu më i pasur në botë

Mediale Vip

Harrojini Jeff Bezos dhe Elon Musk, ky është njeriu më i pasur në botë

Më: 3 janar 2023 Në ora: 11:11
Miliarderi francez Bernard Arnault

Miliarderi francez Bernard Arnault ka ndërtuar një perandori masive dhe fitimprurëse të shitjes me pakicë të markave luksoze.

Nga vjen ai dhe si arriti të bëhej më i pasur se Elon Musk dhe Jeff Bezos?

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë. Pak më shumë se një vit pasi arriti majat, ai është eklipsuar nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault.

Analistët e Forbes vlerësuan më 20 dhjetor 2022 se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e Elon Musk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat