Njihuni me Skyout, djaloshi talent i muzikës së kohës moderne

Mediale Vip

Njihuni me Skyout, djaloshi talent i muzikës së kohës moderne

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 09:23
Skyout

Ai quhet me ermin e artit Skyout dhe e njeh mjaft mirë muzikën Trap, Bass, Hip-Hop dhe Trip- Hop pasi është një producent talent. Por jo vetëm kaq djaloshi nga Kosova është edhe Dj, ndërsa nëpër evente ai performon muzikën e tij dhe që në vitin 2016 ai merret me muzikë duke punuar pêr emra të tjerë ndërsa nga viti 2018 e këtej duke u njohur si Skyout e me këtë emër që i êshtë përshtatur shumë njihet kudo.

Ndërsa ky artist bashkëpunon për momentin me Nonejm, një reper mjaft solid dhe talent të cilët janë përshtatur së bashku në biznesit e muzikës mjaft mirë. Skyout sapo ka publikuar albumin me titull "Kaelum", album që është në platformat Youtube dhe Bandcamp, ndërsa për momentin mësojmë se ai po punon në një album solo me emrin "7th Lakuna", një stil me influencë lindore por duke i futur aty pak dorën e Skyout, e ku mendohet të dalë nga fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit.

Bashkëpunimeve me ndonjë artist të njohur ai thotë se mund të ndodhë rastësisht jo me plan, ndërsa me plot zemër do të donte të krijonte këngë për Mc Kresha të cilën e ka idhull pasi është rritur me muzikën e tij dhe Lyrical son. Por nëse ai dikur në vitin 2014 si i vogël i kërkonte ndiqte Mc Kreshën korrikun që kaloi ai ka performuar së bashku në një skenë me Nonejm, Keepman dhe Lyrical Son.

E pas 10 viteve Skyout e sheh veten i rrethuar me një komunitet që e don muzikën Trap dhe Bass, e sheh me një platformë që mundet me qenë me producentë dhe artistë të talentuar dhe me të njëjtit persona të cilët ai i ka pranë tash. Mbajeni mendj këtë emër pasi nesër jo vetëm do ta dëgjojmë edhe më shumë atë por do jetë një super emër në muzikën shqiptare.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat