‘Nuk kisha frikë ta hapja’, Arjola rrëfehet para opinionistëve për kutinë e “Pandorës”

Mediale Vip

‘Nuk kisha frikë ta hapja’, Arjola rrëfehet para opinionistëve për kutinë e “Pandorës”

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:23
Arjola Demiri

Mbrëmjen e djeshme , shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” iu bashkuan dy vizitorë shumë të veçantë.

Dy opinionistët Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari darkuan me banorët e shtëpisë, si rrjedhojë e një propozimi që iu bë banorëve për të bërë vizita me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave nga çmimi i madh.

Teksa darkonin me njëri-tjetrin, diskutuan për çështje dhe situata të ndryshme që kanë ndodhur deri më tani.

Opinionisti Arbër Hajdari kërkonte të dinte arsyen se përse Arjola nuk e hapi kutinë e ‘Pandorës’. Arjola i përgjigjet në këtë mënyrë:

“Kur kanë shkuar, të gjithëve u kam thënë ‘hapeni, hapeni’. Nuk kisha frikë të hapja kutinë e ‘Pandorës’. E kam shumë sinqerisht. Të gjithë analizën që ia kam bërë kutisë së Pandorës dhe njerëzve që e kanë hapur kanë thënë: “Unë? Unë jam egoist. Unë e hap. Unë s’pyes për të tjerët.” Për të gjithë ata që e kanë hapur më është dukur se e kanë marrë një forcë që këtu brenda nuk e kanë pasur për as edhe një arsye. U vonua kaq shumë, unë ia thashë edhe Donaldit. Do çoja Donaldin ose Tanin nëse do ishte në nominim, jua thashë.”

Arjola Demiri nuk e hapi kutinë e ‘Pandorës’ edhe pse oferta për të ishte një udhëtim drejt Parisit me fëmijët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat