Arbëri: Donaldit iu dha një plus dalja e Beatrixës

Mediale Vip

Arbëri: Donaldit iu dha një plus dalja e Beatrixës

Më: 30 janar 2022 Në ora: 13:52
Arberi

Arbëri dhe Egzona janë dy banorët e eleminuar të javës së kaluar.

Të dy janë të ftuar në Fan Club ku edhe po rrëfejnë rrugëtimin e tyre në BBV.

Arbëri do të mbahet mend për trekëndëshin e nominimit mes Einxhelit-Donaldit-Beatrixës si dhe momentin kur u shfaq se ai i dha informacione Trixës për sfidën që e priste jashtë atë.

I pyetur se a mendoi se pas daljes së Trixës, Donaldi do të luante më mirë, ai sqaroi se mendoi se secili brenda shtëpisë duhet të luajë lojën vetëm dhe se dalja e saj ishte një plus.

Kujtojmë se Beatrixa ende nuk ka dhënë asnjë intervistë për asnjë media.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat