OBRM-PDUKM: Me politikat e LSDM-së, nuk shkohet në NATO dhe BE - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Me politikat e LSDM-së, nuk shkohet në NATO dhe BE

Maqedonia

E enjte, 20 shtator 2018

OBRM-PDUKM: Me politikat e LSDM-së, nuk shkohet në NATO dhe BE

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:56
OBRM-PDUKM

Partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, thotë se politikat e LSDM-së nuk mund ta bindin opinionin se Maqedoninë e pret e ardhme e ndritur. Nga OBRM-PDUKM thonë se jeta në Maqedoni ka ardhur vetëm për funksionarët qeveritar.

“Paratë e qytetarëve dalin nga arka e shtetit dhe shkojnë në xhepat e pushtetit përmes “inovacioneve kriminale” dhe “tenderëve”. LSDM ofron vetëm borxhe, ekonomi vdekjeprurëse dhe politika jokompetente që varfërojnë shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se me politika të tilla nuk shkohet në BE dhe NATO.

“LSDM-ja Maqedoninë nuk e çon në BE dhe NATO, por solli marrëveshje të dëmshme për qytetarët, me të cilin shiti interesat kombëtare dhe shtetërore. LSDM me një nënshkrim u largua nga identiteti”, theksojnë nga partia opozitare./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test