Spasovski: Pas propagandës kundër BE-së dhe NATO-s qëndron një grup i vogël kriminal

Maqedonia

Spasovski: Pas propagandës kundër BE-së dhe NATO-s qëndron një grup i vogël kriminal

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 19:28
Oliver Spasovski

Oliver Spasovski tha se “Maqedonia në një periudhë të gjatë është ekspozuar në veprimtari propaganduese, lidhur me integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Pas propagandës, sipas Spasokvskit, qëndron një grup i vogël kriminal që nuk vepron ideologjikisht, por vetëm dëshiron t’i realizojë interesat e tyre personale.

Bëhet fjalë për një grup të vogël dhe i dobët, që për shkak të interesave personale është zëdhënës i një strukture të caktuar, qëllimi i së cilës është që në publik të krijojë përshtype se në Maqedoni ka masë kritike që mund t’i ndalojë integrimet në BE dhe NATO.

“Këtu po shfrytëzohet fuqia e propagandës së mediumeve. Dhe e gjitha kjo nuk bëhet në bazë të ideologjisë, por në bazë të kriminalitetit. Ata përmes këtyre proceseve shohin të tërhiqen nga akuzat penale të ngritura kundër atyre apo njerëzve të tyre”, tha Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e Pavle Bogoevskit.

Sipas Spasovskit dhe taktika edhe rëndësia edhe intesiteti i kësaj kapanje me intensitet të rëndësishëm lidhet me momentin politik të Republikës së Maqedonisë.

MPB-ja dhe shërbimet tjera kompetente në bashkëpunim me shërbimet e partnerëve të RM-së e mbikëqyrin gjithë gjendjen në raport me rreziqet eventuale në vend, por asnjë hetim nuk duhet të udhëhiqet përmes mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat