Spasovski paralajmëron aktivitete për funksionim më efektiv të SPB Tetovë - Bota Sot
Spasovski paralajmëron aktivitete për funksionim më efektiv të SPB Tetovë

Maqedonia

E martë, 21 gusht 2018

Spasovski paralajmëron aktivitete për funksionim më efektiv të SPB Tetovë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 18:49
Oliver Spasovski

Gjendja e sigurisë në Tetovë është stabile. Ky është konstatimi pas vizitës së Ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, ku ai u takua me udhëheqësinë e kësaj njësie organizuese pranë MPB-së, si dhe me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të udhëheque nga kryetarja e komunës, Teuta Arifi.

Në suaza të takimit është diskutuar edhe për aktivitetet në drejtim të funksionimit më cilësor dhe më efektiv të SPB Tetovë, ku ministri Spasovski deklaroi se parimi kyç në punë duhet të jetë respektimi maksimal i standardeve profesionale dhe sigurisë së qytetarëve.

Në këtë drejtim, siç tha Spasovski, nevojitet komunikim më intensiv dhe më i përafërt i policisë me autoritetet lokale, para së gjithash nëpërmjet veprimit më aktiv të këshillave lokal për parandalim me qëllim të ngritjes së standardeve të sigurisë.

Spasovski vizitoi edhe Stacionin policor Gostivar dhe realizoi takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test