Në Maqedoni janë evidentuar 600 persona pa nënshtetësi

Maqedonia

Në Maqedoni janë evidentuar 600 persona pa nënshtetësi

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 16:35
Pasaporta maqedonase

Duhet ndryshim të caktuar të ligjit, sjelljen e procedurave të reja për regjistrim të numrit amë në regjistrin e lindjes, bashkëpunim institucional dhe punë më efikase në terren për gjetjen dhe zgjidhjen e statusit të personave të cilat janë pa dokumente dhe nënshtetësi, konstatojnë një pjesë e përfaqësueseve që morën pjesë në debatin e prezantimit dhe analizimin në kuadër ligjore e lidhur me numrin amë dhe regjistrimin e qytetarëve në lidhje me ndalimin e pa shtetësisë.

Profesoi Borçe Davitkovski, theksoi se për zgjedhjen e këtij problemi janë të nevojshëm ndryshime ligjore, regjistrim i personave pa nënshtetësi, por edhe rrezikun e pa nënshtetësisë, procedurë të veçantë për vërtetimin e statusit pa nënshtetësi, si dhe trajnime për ngritjen e vetëdijes të qytetarëve për mos posedimin e nënshtetësisë.

Përfaqësuese i OSBE-së në Maqedoni Xhef Goldstajn theksoi se kjo është problem i më shumë i gjeneratave, sepse personi çka nuk posedon dokumente nuk mund ta regjistroj fëmijën e lindur si banorë të këtij vendi. Veçanërisht sipas tij e rëndësishme është puna në terren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat