Jovanovska i përgjigjet Jankulloskës: Nuk do të mëshiroj asnjëherë

Maqedonia

Jovanovska i përgjigjet Jankulloskës: Nuk do të mëshiroj asnjëherë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 16:50
Jovanovska

Liderja e partisë për ndryshime ekonomike 21 (PEP21) dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim në Maqedoni Biljana Jovanovska në profilin e saj në Facebook ka reaguar ndaj ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, e cila gjatë ditës së djeshme përmes një letre të hapur kërkoi nga gjykata që të kenë parasysh se ajo është shtatzënë.

Jovanovska në Facebook kujton Jankulloskën për bisedat e saj me funksionarët e OBRM-PDUKM-së, me të cilët merreshin vesh se si do t’i arrestojnë të pafajshmit dhe “mëshirën” që kanë pasur për fëmijët.

“I dëshiroj më të mirën fëmijës së saj. Por më vjen keq, asnjëherë nuk do të mëshiroj. Më falni, por asnjëherë nuk do të fal. Jankulloska kur me Protugjerin dakordonte si të shfaros fëmijët e mi, nuk mendoi në të drejtat e nënës dhe të fëmijëve. Kur fëmijët e mi në moshë më shumë se 1 vjeç i la pa të ardhura, me kredi dhe borxhe nuk mendoi se do kenë stres dhe trauma. Kur na keqtrajtonin me policinë, procese gjyqësore, nuk ishte cenim i të drejtave të një gruaje, nënë dhe fëmijë të mitur?”, ka shkruar Jovanovska.

Në njërën prej “bombave” të publikuara nga LSDM, që ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkoskit, dëgjohet biseda mes Jankulloskës dhe Martin Protugjer, të cilët planifikojnë çfarë do të bëjnë pas zgjedhjeve, ndërsa Jankulloska sugjeron që “t’i shfarosin”.

Ish-ministrja Gordana Jankulloska dje kërkoi nga ministret e tanishme Renata Deskoska dhe Milla Carovska që t’i mbrojnë të drejtat e saj. Ajo në letër theksoi se numri i seancave gjyqësore për lëndën “Tanku” po rritet, ndërsa ajo është në fazën e lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat