Parvanov: Për Bullgarinë, Maqedonia e Re, apo e Vardarit, është një propozim i pranueshëm

Maqedonia

Parvanov: Për Bullgarinë, Maqedonia e Re, apo e Vardarit, është një propozim i pranueshëm

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:42
Ish-kryetari bullgar, Georgi Parvanov

Ish-kryetari bullgar, Georgi Parvanov shprehet se propozimi “Maqedonia Ilindenase” tregon tendencën e Shkupit që këtë çështje ta hedh te dikush tjetër, raporton Agjencia Focus News.

Si themelues i partisë ABV, Parvanov thotë se Bullgaria duhet të reagojë, pasi që Maqedonia dëshiron ta zgjidh çështjen me Greqinë, në kurriz të Bullgarisë.

Parvanov vlerëson se ky propozim mund të kënaq dikë në Greqi, pasi që paraqet një tërheqje nga rrënjët antike të maqedonasve, duke shtuar se për Bullgarinë të pranueshme janë Maqedonia e Re, apo e Vardarit.

Ish-kryetari bullgar mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO, por jo në kurriz të Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat