Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin për energji

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin për energji

Më: 21 maj 2018 Në ora: 18:28
Kuvendi i Maqedonisë

Sot pasdite Kuvendi miratoi ligjin e energjisë, pasi më parë deputetët diskutuan ligjin e ndryshuar në leximin e dytë.

Zv. kryeministri i ngarkuar për çështjet ekonomike Koço Angjushev, duke iu përgjigjur vërejtjeve të opozitës, theksoi se ndryshimet nuk do të rezultojnë në një rritje të çmimeve të energjisë elektrike për qytetarët.

Opozita thekson se me ligjin e ri do të vijë derë tek keqësimi i liberalizimit të treguar të energjisë elektrike dhe do vijë deri tek shkatërrimi i gjendjes financiare në ELEM, ndërsa sipas atyre ka dhe qëllime për shitjen e saj.

Sipas Angjushev ky ligj i plotëson kriteret e nevojshme, ndërsa nga ana tjetër i mbron qytetarët.

Ai mohoi akuzat e opozitës se ligji u ndryshua vetëm për të ndryshuar kryetarin e komisionit rregullator. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat