Nuk u shqyrtua raporti vjetor i Këshillit Gjyqësor në Kuvend

Maqedonia

Nuk u shqyrtua raporti vjetor i Këshillit Gjyqësor në Kuvend

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Komisioni për sistem politik në Kuvend nuk shqyrtoi raportin vjetor të Këshillit Gjyqësor. Arsye për këtë ishte mungesa e kryetarit të Këshillit, Zoran Karaxhovski. Deputeti i LSDM-së, Sashko Kostov mungesën e tij e quajti jo seriozitet dhe mungesë respekti ndaj Kuvendit.

"Kërkoj që sot të mos shqyrtohet raporti, pasi që kryetari i Këshillit Gjyqësor asnjëherë nuk e nderon ligjvënësin. Njëjtë kishte vepruar edhe në raportin e vitit 2016. Mendoj se për disa pyetje duhet përgjigjet personalisht në lidhje me raportin", deklaroi  Sashko Kostov, Deputet i LSDM-së.

Pas kërkesës së Kostov, kryesuesi i komisionit kërkoi pushim. Në kthim, Kostov tërhoqi propozimin, por kryesuesi, Çedomir Sazdovski ndërpreu seancën pa arsyetim.

"Në interes të kohës dhe duke pas parasysh vërejtjet e opozitës, e tërheq propozimin për mos shqyrtimin e raportit", tha Sashko Kostov, Deputet i LSDM-së.

"Ju falënderoj. Këtu e mbyll këtë seancë dhe për vazhdimin e saj do të informoheni në kohë", u shpreh  Çedomir Sazdovski, Nënkryetar i Komisionit për sistem politik.

Në dalje, anëtarët e komisionit shkëmbyen replika mes vete për transparencën dhe qasjen ndaj Këshillit Gjyqësor. Deputetët shqiptar, nuk u përfshinë fare në debat dhe diskutim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat