Ambasadorët në mbrojtje të ambientit

Maqedonia

Ambasadorët në mbrojtje të ambientit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 26 prill 2018 Në ora: 18:57

Ambasadori amerikan, Xhes Bejli, ai britanik, Çarls Geret dhe ambasadori holandez, Vauter Plomp, janë bërë pjesë e aksionit vullnetar ekologjik, me ç ‘rast u bë mbledhja e mbeturinave në  lumin Vardar në Shkup.

Ky veprim është për tu lavdëruar meqë qytetarët e këtij vendi duhet të vetëdijesohen në këtë aspekt në mënyrë që edhe herëve tjera të kujdesen vet për mbrojtjen dhe ruajtën e ambientit.

Bëhet fjalë për aksion vullnetar për pastrim, që organizohet për herë të tretë me radhë, ndërsa është pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së mbretit - Festë nacionale në Holandë. Edhe në dy vitet e kaluara, Ambasada holandeze ka organizuar aksion të ngjashëm për pastrimin e liqenit Matka dhe kejin e lumit Vardar.

Image
Zudi Xhelili

Duke folur rreth kësaj çështje njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Zudi Xhelili ka thënë për “ Bota sot” se Ambasadoret në kuadër të aktiviteteve vullnetare shpesh herë ngrijnë iniciativa apo u bashkëngjiten iniciativave të iniciuara nga institucionet shtetërore apo shoqata joqeveritare.

“Jemi dëshmitar të shume aktiviteteve që kanë ndërmarr ambasadoret, pasi ambasadat e huaja në vendin tonë përveç misioneve të rregullta që kryejnë nëpër ambasadat e tyre ata njëherësh  edhe kanë qenë të gatshëm që gjithmonë të kontribuojnë madje edhe ne aktivitetet vullnetareje sidomos kur ka iniciativa që kanë të bëjnë në mbrojtjen e ambientit jetësor”, ka thënë Xhelili.

Ai konsideron, se ambasadorët e huaj shpesh herë e përcjellin përvojën e vendeve të tyre në mbrojtje të ambientit.

“Kam dëgjuar edhe deklarata të tilla nga ta si p. sh, ju keni një pasuri të madhe natyrore, keni vende të bukura, keni pije, lumenj, liqeje, kanionë, natyrë shumë të bukur, por në vendin tuaj ka shume deponi të egra, mbeturina të hedhura gjithandej. Andaj janë për tu lavdëruar për mesazhet që i përcjellin, dhe duhet të jemi falënderues që tua kthejmë mirësinë duke u kujdesur shumë për ambientin në vendin tonë”, ka thënë Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat