Mungojnë hapësirat e gjelbërta, reagojnë OJQ-të

Maqedonia

Mungojnë hapësirat e gjelbërta, reagojnë OJQ-të

Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Vullnetarë të qendrës për bashkëpunim ballkanik “Loja” kanë improvizuar një piknik në qendër të qytetit të Tetovës që e kanë titulluar Pikniku i nëntokës, në shenjë revolte për mungesën e hapësirave të gjelbërta në qytet ku qytetarët nuk kanë mundësi të organizojnë as edhe një piknik për shkak të hapësirave gri, gjegjësisht ndërtesave të shumta që janë ndërtuar dhe po ndërtohen.

Ky aktivitet ka për qëllim sensibilizimin e pushtetit lokal por edhe atij qendror që të punojnë më shumë në drejtim të krijimit të sa më shumë hapësirave të gjelbërta dhe ruajtjes gjegjësisht mirëmbajtjes së këtyre hapësirave të pakta gjelbrimi që kemi. Përndryshe ditë më parë volunterët e Lojës nëpërmjet disa aktiviteteve ngritën zërin edhe për mungesën e transportit publik në qytetin e Tetovës.

Në Tetovë, viteve të fundit hapësirat e gjelbërta gjithnjë janë në zhdukje e sipër si pasojë e ndërtimeve të shumta, uzurpimeve të hapësirave publike dhe bekatonizimit të qytetit. Pothuajse kanë mbetur shumë pak parqe në qytetin tonë ku nuk hasen në beton dhe ata nuk mirëmbahen si duhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat