Ekonomistët në Maqedoni kundër taksës 18% për të ardhurat mbi 1000 euro

Maqedonia

Ekonomistët në Maqedoni kundër taksës 18% për të ardhurat mbi 1000 euro

Më: 29 mars 2018 Në ora: 19:05
Ilustrim

Qeveria të mos shpejtojë me rritjen e tatimit personal për subjektet që do të kenë mbi 1000 euro fitim sepse tatimi progresiv mund të jetë dështues për sektorin edhe ashtu të vogël të IT-së. Sipas anëtarëve të Odës së Teknologjive Informatike, kjo risi mund ta rrisë largimin e kuadrove të reja jashtë vendit, por edhe të sjellë situatë që të fshehën të ardhurat për të shmangur tatimin.

“Rritja ad-hok e tatimit nuk është zgjidhje afatgjatë. Madje, mund të ndikojë negativisht në industrinë tonë, kjo është mbushje afatshkurtër e buxhetit. Qëndrimi i MASIT është se duhet të bisedojmë, të dëgjohet qëndrimi jonë dhe të gjejmë zgjidhje komparative me vendet tjera përreth dhe në botë”, deklaroi Goran Popovski, kryetar i MASIT,

Edhe nga OEMVP vlerësojnë se propozimi i Qeverisë është i keq.

“Pragu është shumë i ulët”, tha Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Ekspertët e tatimit thonë se në vend që të rritet tatimi personal, Qeveria duhet të fillojë me uljen e ekonomisë gri. Dhe pasi të harxhohen të gjitha mundësitë, pastaj të niset me rritjen e normës së tatimit personal.

“Duhet të ulet dukshëm ekonomia gri, përmes përfshirjes së tërësishme të të gjithëve që punojnë në të zezë, të pamundësohet opsioni i qarkullimit pa kupon fiskal, sepse kjo i dëmton të gjitha tatimet. Dhe vjen koha që të kapemi për reforma serioze me aplikimin e parave elektronike, kështu do ta ulim ekonominë gri, dhe pastaj mund të flasim për rritjen e tatimeve”, shpjegoi eksperti tatimor Pavle Gacov.

Gacov thotë se pragu i propozuar mbi një mijë euro është i vogël dhe në të ardhura mujore, përveç përfitimit shtesë nga dhënia e shërbimeve ose qirave, honorareve autoriale, kontratave në vepër, do të merret parasysh edhe paga. Kështu shteti lehtë do të vijë në situatë dikujt t’i imponojë tatim më të lartë. Sipas mendimit të Ministrisë së financave nëse dikush në muaj jo vetëm nga paga fiton 1100 euro, atëherë për fitimin deri në një mijë euro do të paguaj tatim 10%, ndërsa për 100 eurot shtesë 18%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat