Ahmeti dhe Gruevski e kanë ndërprerë regjistrimin 2011, sepse u kanë dalë më pak maqedonas se që kanë pritur

Maqedonia

Ahmeti dhe Gruevski e kanë ndërprerë regjistrimin 2011, sepse u kanë dalë më pak maqedonas se që kanë pritur

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:05
Ahmeti dhe Gruevski

Nuk duhet shumë analizë për të ardhur te konstatimi se fjalën kryesore në Qeverinë VMRO-BDI, gjatë gjithë kohës së ekzistimit të saj, e ka pasur Niklla Gruevski. Nëse dikush thotë se nuk ka qenë ashtu, atëherë automatikisht ia ngarkon në qafë Ali Ahmetit fajin kryesor për projektin Shkupi 2014, Enciklopedinë antishqiptare, rastin Monstra, Gjorçe Petrovin, për vrasjen e Harun Aliut, si dhe për Lagjen e Trimave. Duke u nisur nga konstatimi i lartpërmendur logjik (se fjalën kryesore në atë qeveri e ka pasur Gruevski), atëherë lehtë mund të konstatojmë se Gruevski e ka pasur fjalën kryesore edhe në vendimin për ndërprerjen e regjistrimit, kurse Ahmeti vetëm ka bë ‘amin’.

Nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se për rejtignun e Gruevskit do të ishte i dëmshëm një regjistrim ku përqindja e maqedonasve do të dilte më e vogël se në regjistrimin e vitit 2002, respektivisht numri i shqiptarëve do të dilte më i madh se 25 për qind sa ishte në regjistrimin e vitit 2002. Për këtë arsye mendoj se regjistrimi është ndërprerë për shkak se ka pasur indikacione se shqiptarët do të dalin shumë më tepër se 25 për qind.

Nëse kthejmë lentën mbrapa, do të vërejmë se pikërisht pas dështimit të regjistrimit të vitit 2011 ashpërsohet politika e qeverisë VMRO-BDI kundër shqiptarëve. Fillojnë skenare të montuara, projekte provokuese monoetnike, arrestime, dënime me burgje të përjetshme. Tani ëhstë e qartë se qëllimi i gjithë këtyre skenareve ka qenë që shqiptarët të stimulohen të ikin nga Maqedonia në numër sa më të madh, me qëllim që kur të realizohet regjistrimi i ardhshëm, numri i shqiptarëve të jetë aq sa u konvenon Gruevskit dhe Ali Ahmetit. Dhe gjithë nacionalistëve tjerë maqedonas, kuptohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat