Zaev: Dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishme në negociatat me Greqinë - Bota Sot
Zaev: Dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishme në negociatat me Greqinë

Maqedonia

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Zaev: Dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishme në negociatat me Greqinë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:41
Zoran Zaev

Dinjiteti dhe identiteti janë shumë të rëndësishme në negociatat me Greqinë, theksoi mes të tjerash kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Negotinë. Ai tha se nuk do të theksojë hollësi, për, siç theksoi, të mos dalë se po negociohet përmes mediave.

“Ndërmjetësuesi Nimic e udhëheq procesin, ai i di në thelb gjërat të cilat mund të kalojnë dhe cilat nuk mund të kalojnë tek njëra palë dhe tek pala tjetër. Është e rëndësishme që të ndërtohet besimi midis të dy palëve në funksion të zgjidhjes së problemit. Mua më vjen mirë që janë zbërthyer në esencë të gjithë çështjet e hapura. Nëse nisemi nga ajo që fillimisht nga shtatë pozicionet të cilat ishin pika referimi për bisedimet, tanimë janë zvogëluar në katër pozicione, tre janë mënjanuar. Unë besoj se me politikën e Qeverisë së re shumë shpejt do të mund të zbërthehen edhe pozicionet e tjera”, deklaroi Zaev.

Potencoi se Republika e Maqedonisë dëshiron zgjidhje, ndërsa Qeveria, siç theksoi, bën plotësisht gjithçka, përpiqet të ndërtojë konsensus të brendshëm në shtet, në funksion të gjetjes së zgjidhjes përfundimtare.

“Me të vërtetë jemi optimistë për gjetje të zgjidhjes. Gjithsesi se dërgohen mesazhe të caktuara nga partneri ynë nga pala greke, për linja të caktuara dhe ngjashëm, unë besoj se duhet të gjejmë zgjidhje për të mirën e qytetarëve të së dy vendeve. Nëse jemi me të vërtetë optimistë në këtë proces, nëse dëshirojmë me të vërtetë sinqerisht të gjendet zgjidhje, kjo është e mundur, procesi ka periudhë kohore para vetes. Shpresoj se çdo hap i ardhshëm do të na afrojë në pjesën e të gjithë atyre çështjeve të cilat janë të hapura, ndërsa plotësisht duhet të jenë urë bashkimi dhe gjetje e zgjidhjes përfundimtare të problemit me emrin që Republika e Greqisë e ka me emrin tonë kushtetues”, tha Zaev, duke bërë thirrje që t’i jepet shans procesit të negociatave.

Qytetarët, shtoi Zaev, e dinë se cilat janë qëndrimet e Maqedonisë lidhur me atë dhe me çështjet e tjera, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i jepet mundësi procesit për arritje të zgjidhjes.

Lidhur me përcaktimin gjeografik, konfirmoi se është opsion i pranueshëm për palën e Maqedonisë dhe përkujtoi se përmenden disa emra.

“Kjo nënkupton se për ne është i pranueshëm emër me përcaktim gjeografik, gjegjësisht i hedhim poshtë të gjithë emrat e tjerë të cilët ishin me përcaktim kohor, ose disa të tjerë të cilët ishin si propozime”, informoi kryeministri.

Njoftoi se është inkurajuese që disa gjëra kanë lëvizur.

“Me siguri ato ishin më të lehtat, por mirë, ky është sinjal për ne dhe inkurajim për palën greke se është e mundur të gjendet zgjidhje. Gjithsesi, pozicionet thelbësore janë shumë të rëndësishme, emri, kushtetuta nëse do të ndryshojë ose jo, gjuha dhe gjëra të tjera të cilat atje përmendeshin. Kjo është esenca e vetë procesit të negociatave dhe mundësi për gjetje të zgjidhjes”, tha Zaev.

Pret që të dyja palët të jenë pragmatike, ndërsa zgjidhja eventuale të konfirmohet në referendum.

“Dashtë Zoti të vijmë deri në zgjidhje që të mund të dalim në referendum”, është decid Zaev.

Projekt marrëveshja, tha, është një prej veglave, bëhen skicime të caktuara për zgjidhje të mundshme, ndikime ndaj të dyja palëve, se si kjo do të ishte e pranueshme nga qytetarët e të dyja palëve, nga institucionet dhe ngjashëm.

“Një prej këtyre skicimeve është edhe projekt versioni për marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshje midis të dyja palëve, që gjithsesi se në fund shpresojmë se duhet të ratifikohet në parlamentet. Por të mos harrojmë, se çfarëdo që të bisedohet, në nivel bilateral ose ministror dhe kryeministror, kthehet tek Nimici, sepse procesi zhvillohet nga KB-ja përmes ndërmjetësuesit dhe në fund duhet t’i ketë implikimet juridike-formale në KB”, deklaroi Zaev nga Negotina. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test