Emri i ri i Maqedonisë, edhe në dokumentet personale

Maqedonia

Emri i ri i Maqedonisë, edhe në dokumentet personale

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 16:47

Marrëveshja për një emër eventual për përdorim ndërkombëtar me siguri do të thotë që ai të përdoret edh në pasaportat dhe dokumentet e tjera të ngjashme.

Këtë e deklaroi ndërmjetësuesi në kontestin për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, në një intervistë për emisionin 360 Gradë.

!Mendoj se pasaportat janë dokumente ndërkombëtare, ende nuk u jemi përkushtuar të gjitha çështjeve, por do të thosha se pasaportat janë dokumente ndërkombëtare. Nëse ka marrëveshje për modifikimin e emrit do të jetë e zbatueshëm për dokumentet si pasaportat" – deklaroi ndërmjetësi Metju Nimic.

Por, kjo është ndoshta e vetmja përgjigje konkrete e Nimicit, i cili ishte shumë i përmbajtur pas pothuajse të gjitha detajeve rreth negociatave, duke përfshirë edhe pyetjen nëse palës greke më shumë i përshtatet zgjidhja me ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë.

"E hapën këtë çështje, edhe publikisht e dëgjova prej tyre. Nëse kjo është ligjërisht e domosdoshme për zbatimin e detyrimeve që mund të merren përsipër… Pasi ende nuk ka një marrëveshje, nuk e dimë se çfarë ka në marrëveshje. Por ky është pozicioni" – sqaroi ai.

Nimic ka përshtypjen se ekziston ende shqetësim te të dyja palët, nëse tjetra do t’i përmbushë detyrimet e një marrëveshje eventuale. Prandaj kërkoi që të kapërcehet historia e mosbesimit ndërmjet vendeve. Gjatë vizitës në Shkup, Nimic tha se nuk kishte dëgjuar asgjë nga pala greke që do të thotë mohim i identitetit.

Ndaj deklaratave të tij ka reaguar ministri i Jashtëm grek Nikos Kocijas. Ai në ueb faqen e Ministrisë së Jashtme greke shkruan se Nimic nuk ka autoritet për të folur cila është politika e Athinës, aq më pak për ta përshkruar atë në mënyrë jokorrekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat