Synohet tejkalimi i ngërçit në Këshillin për reforma gjyqësore në Maqedoni

Maqedonia

Synohet tejkalimi i ngërçit në Këshillin për reforma gjyqësore në Maqedoni

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Agjencia e lajmeve Makfax bën të ditur se njeriu i parë dhe i dytë i Ministrisë së Drejtësisë, respektivisht Bilen Saliji dhe Oliver Ristovski do të tërhiqen nga Këshilli për reforma në gjyqësi.

Ky hap vjen pas tërheqjeve dhe paralajmërimeve për tërheqje të reja nga ky këshill, duke u adresuar kritika ndaj Ministrisë së Drejtësisë.

Tërheqja ka për qëllim të ndihmojë në çbllokimin e procesit të punës në këtë trup. Këshilli përbëhet nga 27 gjykatës, profesorë, këshillëtarë shtetëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat