Dështon darka në Bruksel, dëbora pengoi arritjen e delegacioneve në kohë në Bruksel

Maqedonia

Dështon darka në Bruksel, dëbora pengoi arritjen e delegacioneve në kohë në Bruksel

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:33
Ilustrim

Siç raportojnë mediat në gjuhën maqedonase, darka e caktuar që të mbahet sonte në mes të ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz dhe delegacioneve të Maqedonisë e Greqisë në Bruksel, në fakt ka dështuar.

Asnjëri nga përfaqësuesit e të dy shteteve nuk ka arritur në Bruksel në kohë për shkak të të reshurave të dendura të dëborës në Belgjikë. Janë anuluar shumë fluturime, prandaj edhe ka ardhur deri te kjo situatë.

Përndryshe, parashihet që nesër të takohen të dy palët dhe pas përfundimit të takimit, Nimetz do të jep deklaratë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat