Junker: Jam i kënaqur me punën e deritanishme të Zoran Zaevit

Maqedonia

Junker: Jam i kënaqur me punën e deritanishme të Zoran Zaevit

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 12:25
Junker- Zaev- Han

Jemi shumë të kënaqur nga puna e deritanishme e kryeministrit Zoran Zaev edhe pse ky është takimi jonë i parë, e di se është fillimi i një miqësie të mirë, ka thënë sot në Bruksel, kryetari i KE-së Zhan Klod Junker në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev dhe komisarin për zgjerim Johanes Han.

“Duam ta inkurajojmë IJRM-në të vazhdojë në rrugën e nisur. Progresi është i rëndësishëm dhe dua të them se me rëndësi janë veçmas raportet me fqinjët si dhe takimet me Greqinë që do të mbahen gjatë muajit”, ka thënë Junker.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se takimi ka kaluar në atmosferë miqësore dhe se ka informuar Junkerin me reformat e filluara dhe implementimin e pjesëve të planit 3-6-9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat