Trudeau: Kanada do ta mbështesë Maqedoninë për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Trudeau: Kanada do ta mbështesë Maqedoninë për anëtarësim në NATO

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 09:15
Justin Trudeau

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka dërguar letër urimi me rastin e 100 ditëshit të formimit të Qeverisë së Maqedonisë. Ai uron Zaevin për punën e tij dhe thotë se Kanada do ta mbështetë Maqedoninë për të arritur qëllimet e saj.

“Jam i sigurt se do të vazhdoni ta udhëhiqni vendin me nder dhe përgjegjësi, të përkushtuar për ndihmë të popullit tuaj, drejt një ardhmërie të ndritur, me reforma dhe aspirata evropiane. Kanada edhe më tej do të vazhdojë me ndihmën për ambicjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe presim ditën kur do t’ju urojmë mirëseardhje”, shkruan Justin Trudeau.

Ai më tej uron sukses dhe thekson se pret mundësinë për të realizuar bashkëpunime për prioritetet e të dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat