Seancë e re kuvendore, në rend dite ligji për gjuhët dhe tre interpelanca

Maqedonia

Seancë e re kuvendore, në rend dite ligji për gjuhët dhe tre interpelanca

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 08:34
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 15-të, në rend dite të së cilës është propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Në këtë seancë duhet të shqyrtohet edhe propozim-ligji për lëshimin e bonove me vlerë, në lexim të parë të parashtruar nga deputetët e opozitës,.

Deputetët do të debatojnë edhe për interpelancat për punën e mistrit të Financave, Dragan Tevdovski, ministrit të Kulturës, Robert Allagjozovski dhe ministrit të Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadullah Duraku, të parashtruara nga opozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat