Ministria e Shëndetësisë: Prej nesër temperatura të larta nga faza e portokalltë

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Prej nesër temperatura të larta nga faza e portokalltë

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, duke filluar prej nesër dhe gjatë fundjavës territori i tërë vendit do të përfshihet me temperatura të larta nga faza e portokalltë.

Ministria e Shëndetësisë pas takimit të mbajtur të Komisionit për valë të ngrohtit, rekomandon në tre ditët në vijim (prej të premtes deri të dielën) nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat në moshë mbi 60 vjet, ndërsa të gjithë personat tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten te mjeku i tyre amë.

Punëdhënësve u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve në sipërfaqe të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17,  si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në çdo dy orë.

Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë të mos mbahen aktivitete sportive në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa veçanërisht rekomandohet që institucionet që kujdesen për fëmijët (kopshtet e fëmijëve) të mos i nxjerrin fëmijët në qiell të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në periudhën e njëjtë.

Në tre ditët në vijim Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë do të zbatojë aktivitete intensive për kujdesen e personave pa shtëpi.

Nga Ministria përkujtojnë se qytetarët e mbarë vendin duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, shmangja e qëndrimit në sipërfaqe të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, mbajtje e rrobave me ngjyra të hapura dhe të lehta, konsumim i ushqimit të lehtë dhe lëngje si dhe mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit.

Të sëmurëve kronik u rekomandohet marrje e rregullt e terapisë , ndërsa gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor ta kontaktojnë mjekun e tyre amë.

Për shkak temperaturave të larta të cilat paralajmërohen për ditët në vijim nga Ministria theksojnë se nevojitet nivel më i lartë i kujdesit gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit. Informacionet për valët e të ngrohtit vazhdimisht distribuohen në internet faqen www.toplotnibranovi.mk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat