Plomp: Transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Plomp: Transparencë dhe llogaridhënie për qytetarët e Maqedonisë

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 17:14
Robert Popovski në takimin e sotëm punues me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Wouter Plom

Qeveria është e vendosur tërësisht të hapet jo vetëm për mediat, por edhe për çdo qytetar, që t’i merr informacionet që i ka të nevojshme dhe opinioni të informohet me kohë për gjithçka dhe në çdo kohë, theksoi ministri pa dikaster, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në takimin e sotëm punues me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp.

Popovski, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, e ka theksuar në mënyrë të veçantë nevojën e qasjes së këtillë, pas, siç tha pas heshtjes 11 vjeçare institucionale dhe errësirën informative nga ana e garniturës paraprake qeveritare, që të parandalohet që politikanët t’i heshtin dhe evitojnë problemet.

Ambasadori Plomp i ka vlerësuar reformat e paralajmëruara si fascinante dhe me të vërtetë të domosdoshme.

Njëherit shprehu interes për më shumë takime me ministrin Popovski në drejtim të bashkëpunimit më intensiv me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës për mbështetje të reformave mediale në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat