Zaevi mban fjalën që i dha Vuçiqit, nuk voton 'për' Kosovën në UNESCO

Maqedonia

Zaevi mban fjalën që i dha Vuçiqit, nuk voton 'për' Kosovën në UNESCO

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 11:18
Kryeministri i ri, Zoran Zaev

Kryeministri i ri, Zoran Zaev, duket të jetë serioz në atë që i kishte premtuar serbëve lidhur me qëndrimin e Maqedonisë ndaj Kosovës.

Në intervistën e parë si kryeministër në RTVM, Zaevi përsëriti se Maqedonia ka gabuar që ka votuar “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa tha se, kësaj radhe – Qeveria e re do të jetë neutrale.

“Maqedonia do të jetë neutrale për pranimin e Kosovës në UNESCO…”, tha Zaevi, ndërsa kritikoi Qeverinë e kaluar pse kishte lejuar ambasadorin e Maqedonisë në Paris, Agron Buxhaku, të votojë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Me këtë deklaratë, sigurisht që do “qetësohet” edhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili javë më parë, në darkën e kryeministrave në Bruksel, tha se shpreson që Zaevi ta mbajë fjalën për marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë.

“Shpresoj që Zaevi të mbajë premtimet lidhur me Kosovën në UNESCO dhe qëndrimin kundër të Qeverisë maqedonase ndaj kësaj çështje”, pati thënë Vuçiqi.

Ndryshe, vitin e kaluar, Maqedonia votoi “për” anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërsa pati reaguar edhe Beogradi zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat