Studentët e Maqedonisë dhurojnë 820 dhurata për qëllime humanitare

Maqedonia

Studentët e Maqedonisë dhurojnë 820 dhurata për qëllime humanitare

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 20:02
Ilustrim

Lidhja e Studentëve të Mjekësisë në Maqedoni në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të “UKIM”, sot kanë dhuruar 820 paketa të Vitit të Ri për qëllime humanitare.

Paketat u janë dhuruar Klinikës së fëmijëve në Shkup, Klinikës për Sëmundje Infektive, Lidhjes për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjëve, paraleles së fëmijëve me nevoja të veçanta në shkollën fillore “Strasho Pinxhur”, shkollës për fëmijë me nevoja të veçanta “Partenie Zografski” dhe familjeve tjera me nevoja sociale.

Siç thuhet në njoftimin nga studentët, vullnetarët e dhurimit të paketave gjatë një jave për 6 orë në ditë në tenda kanë mbledhur donacione nga qytetarët e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat