Prokuroria e Tiranës merr në pyetje Erion Veliajn për këndin e lojërave

Tirana

Prokuroria e Tiranës merr në pyetje Erion Veliajn për këndin e lojërave

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 14:14

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje mbrëmjen e së premtes kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me hetimet e nisura për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit artificial.

Burimet kanë pohuar për Top Channel, se kryebashkiaku Veliaj u paraqit në Prokurori së bashku me nënkryetarin Arbër Mazniku.

Veliaj u pyet nga Prokurori Gjergji Tako, ndërsa nuk jepen shumë detaje mbi dëshminë e Veliajt. Edhe pyetja e tij në orët e mbrëmjes së të premtes mësohet se është bërë pikërisht për të shmangur interesimin e medias.

Por në vija të përgjithshme mësohet se Veliaj ka mbajtur para prokurorëve të njëjtin qëndrim që ka mbajtur edhe publikisht mbi ndërtimin këndit të lojërave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat