Shtajnmajer emëron përfaqësues special për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Maqedonia

Shtajnmajer emëron përfaqësues special për zgjidhjen e krizës në Maqedoni

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:22

Ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav fituan përforcim në misionin e tyre ndërmjetësues. Ministria e jashtme e Gjermanisë para pak minutash publikoi se shefi i diplomacisë Shtajnmajer ka emëruar një përfaqësues special për zgjidhjen e krizës në Maqedoninë. Bëhet fjalë për ambasadorin Haindëll i cili sipas Ministrisë duhet të koordinojë aktivitetet së bashku me BE-në dhe SHBA-në në procesin e ndërmjetësimit të bisedimeve për daljen nga kriza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat