Ja çka thotë ambasadori i Kosovës për keqtrajtimin e Grupit të Kumanovës

Maqedonia

Ja çka thotë ambasadori i Kosovës për keqtrajtimin e Grupit të Kumanovës

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 11:07

Të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” u keqtrajtuan nga policët të cilët i kanë shoqëruar ata deri në gjykatë. Kështu ka deklaruar avokati i popullit Ixhet Memeti, i cili më 21 dhjetor dorëzoi padinë në Prokurorinë Publike dhe tha se posedon prova të mjaftueshme për ta dëshmuar atë. Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, theksoi se institucionet e Maqedonisë duhet ta kryejnë punën në bazë ligjore.

“Ne më herët e kemi ngritur këtë çështje me avokatin e popullit i cili ka ngritë kallëzim penal. Ne presim prej institucioneve të RM që ta kryejnë punën e vet karshi këtij hapi që e ka ngrit Omudsmani i RM”, theksoi për TV21, ambasadori Hysa.

Gjykimi për të dyshuarit në rastin e Kumanovës do të zhvillohet me 23 shkurt.

Nga ana tjetër, Prokurori kompetent publik për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka përfunduar procedurën hetimore për shtatë shtetasit e Maqedonisë të cilët u arrestuan në tetor të vitit të kaluar nën dyshimin se kanë qenë të lidhur me grupin e armatosur, të Lagjes së Trimave.

Kjo orokurori bën të ditur se e ka njoftuar mbrojtjen për afatin ligjor deri kur ata mund të hetojnë dëshmitë.

Ndërkohë, sa i përket rastit tjetër, të njohur si Monstra, se a do të ekstradohen të akuzuarit Halili dhe Ismailovic, të cilët në Kosovë kanë vuajtur dënim me burg për tjetër akuzë, por që janë liruar para pak ditësh, ambasadori Hysa u shpreh:

“Kjo është çështje ligjore dhe ne deri në fund do të përpiqemi që përmes të gjitha mënyrave ta shohim si të tillë”, shtoi Hysa.

Për këtë rast u dënuan me burgim të përjetshëm Afrim Ismailoviq, Alil Demiri, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Sami Luta, për veprën penale “terrorizëm”, ndërsa Haki Aziri si ndihmës në veprën penale “terrorizëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat