Vazhdon keqpërdorimi i hapësirave publike nga vozitësit

Maqedonia

Vazhdon keqpërdorimi i hapësirave publike nga vozitësit

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 14:32

Komuna e Strugës ka reaguar pas publikimeve të pamjeve të keqpërdorin hapësirat publike për trotuarin e ri nga rreth rrotullimi drejt rrugës magjistrale për në Dibër.

Po ashtu në reagim thuhet se kanë denoncuar për këtë çështje, por nga organet policore nuk është marrë asnjë masë parandaluese apo ndëshkimore.

“Nga këto pamje duket qartë se si vozitësit keqpërdorin hapësirat publike duke u parkuar gabimisht e duke e bërë qarkullimin të rrezikshëm.

Bëhet fjalë për trotuarin e ri nga rrethrrotullimi drejt rruges magjistrale për në Dibër.
Ne si komunë disa herë kemi denoncuar për këtë çështje , por nga organet policore nuk është marrë asnjë masë parandaluese apo ndëshkimore.

Kujtojmë se ky trotuar, është investim i Komunës së Strugës fuke ditur rrezikun e lartë tē qarkullimit në këtë segment “, thuhet në reagimin e Komunës e Strugës./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat