Brukseli i reagon ashpër Zaevit pasi kërcënoi mediat

Maqedonia

Brukseli i reagon ashpër Zaevit pasi kërcënoi mediat

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:59

Ky qëndrim i Komisionit europian është mesazh i qartë për Zaevin i cili pretendon të bëhet kryeministër i vendit dhe se liria e mediave është një nga gjërat elementare në një shoqëri demokratike.

‘’Nuk do të komentojmë deklarata personale por e dini mirë se ne e përkrahim lirinë dhe punën e mediave dhe për këtë gjë punojmë në shumë vende të botës përfshirë edhe Maqedoninë për këtë cështje, gjithashtu e dini edhe gjendjen e fundit sepse e kemi prezantuar në raportin e progresit’’, ka thënë kështu Maja Kocijancic.

Këtë qëndrim Komisioni europian e ka bërë të qartë për Zaevin i cili pretendon të bëhet kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat