Komisioni anketues për përgjimet pritet sot të nis me punë

Maqedonia

Komisioni anketues për përgjimet pritet sot të nis me punë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:53

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të fillojë me punë Komisioni anketues për skandalin me përgjimet.

Kryetari i Komisionit anketues, Petre Shilegov dje sërish e anuloi vazhdimin e seancës në të cilën duhej të sillej Rregullorja për punën të Komisionit.

Shilegov sqaroi se bisedimet midis grupeve të deputetëve në lidhje me çështjet kontestuese nga Propozim rregullorja ende zgjasin, se mbesin kontestuese edhe vetëm dy çështje dhe se shpreson se do të arrihet marrëveshje përfundimtare.

Më herët, Kuvendi votoi formimin e Komisionit Anketues i cili do të merret me konfirmimin e mënyrës ligjore të përgjimeve, vërtetësinë e bisedimeve dhe përgjegjësinë politike për këtë skandal. Me Komisionin u vendos që të kryesojë opozita e cila e ka propozuar për kryetar deputetin Petre Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat