Zaev: Presim përgjigje finale për legjislativën zgjedhore

Maqedonia

Zaev: Presim përgjigje finale për legjislativën zgjedhore

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:04

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot është takuar me ambasadorin argjentinas Xhilermo S. Azrak.

Në takim, siç informoi LSDM-ja, është bërë fjalë për situatën politike në Maqedoni, si dhe për mundësinë për thellim të bashkëpunimit me Argjentinën.

Është përshëndetur zbatimi i marrëveshjes nga 2 qershori – 15 korriku që ka filluar me Ligjin për prokurori publike speciale dhe zgjedhja e prokurorres publike speciale dhe është shprehur se të gjitha këto palë do ta kuptojnë përgjegjësinë e marrëveshjes së nënshkruar dhe do të kontribuojnë drejt ruajtjes së afateve për realizim.

“Presim përgjigje finale për legjislativën zgjedhore. Kjo është me rëndësi për të gjithë dhe është një nga garancitë për zgjedhje korrekte dhe demokratike”, ka thënë Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat