BE dhe Amerika dakordohen të ndalohet keqpërdorimi i bombave!

Maqedonia

BE dhe Amerika dakordohen të ndalohet keqpërdorimi i bombave!

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:19

Mediat ne Maqedoni nga burime brenda qarqeve politike mësojn se diplomatët e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), parimisht janë “pro”, idesë për miratimin e një ligji që do të pamundësonte keqpërdorimet e bisedave të përgjuara. Dallimet mes palëve mbeten tek moduset e ligjit.

Edhe në prononcimet publike, diplomatët perëndimor nuk janë shprehur kundër rregullimit ligjor të mënyrës së trajtimit të materialeve të përgjuara.

“Partitë arritën marrëveshje që çështjen për inkriminimin e propozuar të publikimit të informacioneve që janë marrë ilegalisht ta ngritin në Grupin e punës, të shqyrtojnë zgjidhje të tillë të mundshme ligjore në pako me zgjidhjen ligjore për mbrojtjen e të ashtuquajturve ‘informatorë’ dhe këto çështje t’i zgjidhin para 20 tetorit. Këto ligje hapin çështje serioze në lidhje me lirinë e të shprehurit, të drejtën e qytetarëve për privatësi dhe qeverisjen e mirë, që të gjithë së bashku duhet të adresohen në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Maqedonisë”, ishte prononcimi nga Ambasada amerikane në Shkup.

“Ligji i propozuar nga VMRO-DPMNE dhe BDI për mospublikimin e “bombave” do t’i kthehet Grupit punues për shqyrtim për arritjen e versionit final deri në këtë datë”, deklaroi dje ndërmjetësuesi ndërkombëtar, Piter Vanhojt.

Ndërkohë, pohimet e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) se kjo çështje është trajtuar edhe në bisedimet mes katër subjekteve politike (VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH) për Marrëveshjen e Përzhinës, u konfirmuan edhe nga lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev i cili tha se: “është e saktë që kemi biseduar që në të ardhmen të shqyrtojmë format e rregullimit të materialeve të përgjuara, që të mos ketë keqpërdorime”.

“Propozim-ligji i ri për heshtjen e atyre të ashtuquajturave bomba, nuk është nismë e BDI-së. Ky ligj është propozuar konform marrëveshjes së arritur me të katër partitë relevante të skenës politike vendore dhe faktorit ndërkombëtar”, tha njëri nga zyrtarët e lartë të BDI-së, duke përsëritur qëndrimin se pjesë e marrëveshjes politike të Përzhinos ndërmjet katër liderëve politikë të Maqedonisë dhe faktorit ndërkombëtar, ishte edhe çështja e miratimit të ligjit për mospublikimin e të ashtuquajturave “bomba” të opozitës maqedonase.

Ndërkohë, partitë opozitare jashtëparlamentare shqiptare, RDK, LR-PDSH dhe BESA në reagimet e tyre publike u shprehën kategorikisht kundër këtij ligji.

Ndryshe, mbrëmë shërbimet për informim në Parlamentin e Maqedonisë njoftuan se deputetët Talat Xhaferi dhe Krsto Mukoski në rolin e propozuesve tërhoqën nga procedura parlamentare ligjin për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe dispozicionin e materileve të përgjuara telefonike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat