Nesër afati i fundit për paketën zgjedhore, Orav, Bailey dhe Vanhojt përsëri në skenë

Maqedonia

Nesër afati i fundit për paketën zgjedhore, Orav, Bailey dhe Vanhojt përsëri në skenë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 13:48

Sipas marrëveshjes në Przino nesër është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mbi paketën zgjedhore.

Deri më tani asnjë nga çështjet për paketën zgjedhore të marrëveshjes nuk është zgjidhur – si do të votojë diaspora, si do të pastrohet lista e zgjedhore, përbërja dhe kompetencat e Komisionit Zgjedhor Shtetëror, një apo gjashtë njësi zgjedhore.

Grupet punuese dje kanë pasur takime, por përfaqësuesit e 4 partive politike mbeten në mosmarrëveshje për pothuajse në të gjitha çështjet. Mbetet për t’u parë nëse me këtë çështje, si dhe përzgjedhjen e prokurorit të posaçëm do të vendosë në minutën e fundit nën presionin e ndërmjetësit të ambasadorëve të SHBA-ve dhe BE-së Jess Bailey dhe Orav dhe eksperti belg Peter Vanhojt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat