Stacioni Filtrues në Komunën e Gostivarit po shkon drejt finalizimit

Maqedonia

Stacioni Filtrues në Komunën e Gostivarit po shkon drejt finalizimit

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 14:49

Vënia në funksion e Stacionit Filtrues në Komunën e Gostivarit po shkon drejt finalizimit. Pas ndërtimit të objektit që ndodhet afër burimit të lumit Vardar, instalimit të pajisjeve teknologjik për filtrimin e ujit dhe instalimit të tubacionit që lidh stacionin filtrues me rrjetin e ujësjellësit, nga fillimi i javës që vjen do të fillojnë punët ndërtimore për kyçje të sistemit të ujësjellësit në stacionin filtrues.

Punimet pritet të zhvillohen në intervalin kohor nga data: 07 deri 12 shtator – 2015. Derisa zgjasin punimet në terren, do të ketë zvogëlim periodik të shtypjes së ujit në zonat më të larta të qytetit, dhe gjithashtu është e mundur edhe ndërprerja e furnizimit me ujë në intervale të shkurta kohore përgjatë periudhës së lartpërmendur.

Nga Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec”, kërkojnë mirëkuptim nga ana e qytetarëve për mundësinë e ndërprerjes së furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

Me vënien në funksion të Stacionit Filtrues, qytetarët e Komunës së Gostivarit për herë të parë në histori do të furnizohen me ujë të pijshëm paraprakisht të filtruar, një mungesë e madhe që tangonte me shumë të drejtë me dekada të tëra qytetarët e Gostivarit.

Po ashtu, në Korrik të këtij viti, Komuna e Gostivarit dhe Ndërmarrja Publike “Komunalec” në bashkëpunim me Departamentin Zviceran Federal për Çështje Ekonomike (SECO), në mjediset e Këshillit të Komunës së Gostivarit bënë prezantimin e projektit për sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në Gostivar. Master plani synon rehabilitimin e plotë të sistemit të ujësjellësit në qytet dhe në tetë fshatra përreth, ku mes tjerash parashikohet edhe ndërtimi i një ujëmbledhësi me kapacitet 2.000 m3 në afërsi të sistemit, si dhe zëvendësimi i gypit kryesor të sistemit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat