Ja gjykatësja që rrëzoi përgjimet në Maqedoni

Maqedonia

Ja gjykatësja që rrëzoi përgjimet në Maqedoni

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:17

Sofija Laliçiç është gjykatësja e cila shpalli si të pabaza dëshmitë për rastin e përgjimeve dhe hodhi poshtë gjitha përgjimet, duke nënvizuar se nuk ka bazë juridike për gjykim, shkruan portali Dokaz.mk.

Ky portal ka publikuar edhe dokumentin ku shihet vendimi i firmosur nga gjykatësja Laliçiç.

Laliçiç ishte një protagoniste e bisedave të përgjuara, e cila dëgjohet në një bisedë me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijalkov. Në këtë bisedë ky i fundit e uron juristen Laliçiç për detyrën e re të gjykatëses në Gjykatën Penale në Shkup.

Sofija Laliçiç bëhet e ditur se është me përkatësi etnike boshnjake dhe se emri i saj më parë ka qenë Safija. /albeu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat