LSDM Ohër: Në pah po del edhe një projekt për harxhimin e parave në çokolada

Maqedonia

LSDM Ohër: Në pah po del edhe një projekt për harxhimin e parave në çokolada

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 13:58

Në mënyrë jo transparente këshilltarët e VMRO-DPMNE-së të komunës së Ohrit kanë votuar një rebalanc të buxhetit, akuzuan sot grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Ohër.

“ Prej 61 milion denarëve rritje e projektuar në Buxhet, ato në vend se të shkojnë për investime kapitale dhe zhvillimore, pjesa më e madhe prej tyre, 36 milion denar, para të qytetarëve, janë projektuar për t`u rikonstruar bregu i liqenit në afërsi të sheshit Maqedonia.

E para, as që e dinë se prej ku do të kanë të ardhura të rritura, dhe as që kanë projekt se si do të duket bregu dhe kanë ardhur deri te shuma prej 36 milion denarëve”, deklaroi koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së, prof.dr.Jovan Stojanoski.

Ai propozoi që këto para do të mund të përdoreshin për parkun e vjetruar Komunalec, vlera e përgjithshme e të cilës me të gjithë makinerinë, kamionët, bagerët dhe veturat tjera është rreth 600.000 denar ose të përmirësohet infrastruktura në qytet, të modernizohet mënyra e pagesës në parkingje etj.

“ Në Ohër po del në pah edhe një projekt për harxhimin e parave për çokoladë, që do të thoshte Stavrevski në kushte kur qyteti me vështirësi po mbijeton.

Bakcarevski dhe mentori i tij Gruevski duhet t`i përgjigjen qytetarëve për bregun e shtrenjtë në qytet, ku qëllimi i tyre është që paratë e popullit të përfundojnë në xhepat e tyre sipas shembullit të Shkupit 2014”, deklaroi Stojanoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat