Avokatët për “Monstrën” kërkojnë materiale nga Zaevi

Maqedonia

Avokatët për “Monstrën” kërkojnë materiale nga Zaevi

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 14:46

Avokatët mbrojtës në rastin “Monstra” kërkojnë nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev që t’iu jep të gjitha dëshmitë që kanë të bëjnë për zbardhjen e tërësishëm të rastit me qëllim që 6 të burgosurit shqiptarë të shpallen të pafajshëm.

Kërkesën e avokatëve mbrojtës ku marrin pjesë Naser Raufi, Gjoko Nastevski, Asmir Alipajiq dhe Mitko Sollakov e ka marrë personalisht lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Këta avokatë kërkojnë nga Zaev që më së voni deri më 11 shtator të këtij viti t’iu dorëzojë të gjitha dëshmitë të cilët do të mund të ndihmonin për të ndriçuar rastin makabër që ndodhi në Liqenin e Smillkovcës.

Ndryshe, sms porositë që u publikuan ditë më parë në media shkruan se Zaev nuk posedon dëshmi andaj edhe i ka informuar familjarët e të vrarëve se vetëm mund t’iu sigurojë numra telefoni.

Ndërkohë, opinion publik në Maqedioni me padurim po e pret zbardhjen e tërësishme të rastit ‘Monstra’ për shkak të dyshimeve se është kryer nga shërbimi sekret maqedonas me të vetmin qëllim për të krijuar tensione ndëretnike dhe për të shkaktuar frikë tek maqedonasit se shumë shpejtë vendi mund të bëhet arenë lufte.

Të burgosurit shqiptarë nga Shkupi më shumë se tre vite qëndrojnë pas grilave me shpresën se një ditë do të del e vërteta dhe se më në fund do të kthehen pranë familjeve të tyre.

Për rastin Monstra interest ë madh është duke treguar Brukseli dhe Uashingtoni për shkak se menjëherë pas incidentit që ndodhi para tre viteve në Liqenin e Smillkovcës, ministrja e atëherëshme e policisë Gordana Jankullovska tha se këtë vepër e kanë kryer “radikalë islamik” por më vonë doli se ata nuk kanë lidhje me islamin radikal dhe se bëhet fjalë për qytetarë të rëndomtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat