Naser Eshtrefi dënohet me 14 vjet burg

Maqedonia

Naser Eshtrefi dënohet me 14 vjet burg

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 19:47

Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup gjykoi me 14 vjet burg 20-vjeçarin Naser Eshtrefi për vrasjen e 18-vjeçarit Angel Petkovski nga Shkupi.

“Në seancën kryesore të sotme prokurori publik dhe mbrojtësi i të akuzuarit i thanë argumentet përfundimtare, dhe pas këshillimit. këshilli kompetent gjyqësor sjell vendim që i akuzuari shpallet fajtor për krimin e vrasjes sipas nenit 123 paragrafi 1 i Kodit Penal. Këshilli ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe i pandehuri është dënuar me 14 vjet burg, dhe gjithashtu i është zgjatur paraburgimi i tij deri sa të ketë një vendimi të formës së prerë “, informuan nga Gjykata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat