‘Testimi ekstern’: Qendra refuzon ankesat, reagojnë prindërit

Maqedonia

‘Testimi ekstern’: Qendra refuzon ankesat, reagojnë prindërit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 00:12

Numri i madh i ankesave të parashtruara në Qendrën për Provime Shtetërore për testimin ekstern, flet për lëshimet dhe gabimet e shumta të këtij procesi i cili tashmë tre vite radhazi po realizohet tek ne. Sipas të dhënave të prindërve dhe arsimtarëve, një numër i madh i ankesave që kishin bazë të arsyeshme për tu pranuar, janë hedhur poshtë si të pabaza. Janë hedhur si të pabaza ankesat që nuk kishin asnjë përgjigje, pyetjet që nuk kishin asnjë përgjigje të saktë, pyetjet që pa përmbajte logjike si dhe ato ku edhe përgjigja e nxënësit mund të llogaritej e saktë. Një rast të tillë ka denoncuar në Alsat edhe Sami Murati, prind dhe njëherit arsimtar.

“Si prind konkretisht te vajza ime ka një rast të paparë nga 30 pyetje, 5 kanë qenë pa përgjigje . Të hënën kam parashtruar ankesë. Edhe pse në ankesë kemi cek se i kemi të dokumentuara tre pyetjet ku nuk ka përgjigje, përgjigja na është kthyer të mërkurën negative, pra nuk është marr parasysh ndërsa këto tre pyetje ndikojnë në rezultatin e nxënësit”, deklaroiSami Murati, prind.

Ai flet dhe për një anomali tjetër që është hasur në testimin ekstern, vlerësimi jo i barabartë i mësimdhënësve, ku njëri mësimdhënës vlerësohet përmes 50 nxënësve e tjetri vetëm përmes 20 nxënësve. Gabim tjetër është edhe mos lektorimi i pyetjeve të cilat ven në dilema shumë nxënës. Por pavarësisht këtyre ankesave, dhe pyetjeve me përmbajtje raciste që u theksuan në testimin e fundit, nga Qendra për Provime Shtetërore vazhdojnë të heshtin duke pritur skadimin e periudhës së shqyrtimit të ankesave. Drejtoresha e këtij institucioni Mirushe Ahmeti mbetet në qëndrimin se institucioni që ajo e përfaqëson nuk ka lidhje në përgatitjen e pyetjeve, se ata janë vetëm realizues teknik të testimit. Kjo, sipas saj, e shfajëson nga skandali Qendrën për provime shtetërore dhe atë si drejtuese të këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat