VMRO miraton përmendoren, LSDM, BDI dhe PDSH bojkotojnë

Maqedonia

VMRO miraton përmendoren, LSDM, BDI dhe PDSH bojkotojnë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:21

Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi një përmendore të përmasave gjigante, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, në nder të maqedonasve të Egjeut. ALSAT mëson se VMRO-ja siguroi votën e këshilltarit të VMRO Popullores, për të siguruar kuorumin mbi këtë miratim.

Më herët, edhe VBDI-ja, PDSH-ja dhe LSDM-ja braktisën sallën, për t’i thënë jo pikave në shqyrtim, që përfshinin edhe përmendoren. Nga 22 këshilltarët, VMRO-ja kërkonte vetëm 1 këshilltar të pranishëm, pavarësisht votës së tij pro ose kundër, që vendimi për përmendoren, të ligjërohej. Pavarësisht betejës në këshillin e qytetit, për përmendoren e re, shqiptarët ende nuk i kanë 3 përmendoret e tyre të premtuara, edhe se projekti “Shkupi 2014”, po realizohet prej 6 vjetësh tashmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat