Kalishta ankohet për infrastrukturën e dobët

Maqedonia

Kalishta ankohet për infrastrukturën e dobët

Më: 24 maj 2015 Në ora: 17:56

Banorët e fshatit Kalisht të Strugës ankohen për lënien në harresë nga shteti. Rrugët e këtij fshati, edhe pse ai është në breg të Liqenit të Ohrit, janë të shkatërruara, me gropa të mëdha që i ngjajnë kratereve. Një infrastrukturë e tillë i frenon banorët që të investojnë, qoftë edhe vetjakisht, në turizëm.

“Rruga Strugë-Kalishtë është ndërtuar në vitin 1975, kur është ndërtuar hoteli “Biser” dhe prej atëherë nuk është bërë asgjë. Prej kur ka ardhur Gruevski, nuk është bërë asgjë në infrastrukturë. Në infrastrukturën e Ohrit investohen miliona për dallim nga ajo në Strugë. Kjo është për shkak të hartës nacionale, sepse këtu jetojnë më shumë shqiptarë. Duhet të kuptojnë se Maqedonia është multietnike dhe nuk mund të jetohet as pa shqiptarë e as pa maqedonas”, u shpreh një banor i Kalishtit.

Disa prej banorëve, pavarësisht problemeve, tentojnë të hedhin ndonjë investim, për ndërtimin e vendeve për kamping të turistëve, edhe pse me rezerva.

Situatë e ngjashme është edhe në rrugën që të çon drejt fshatit fqinj, Radozhdë.

“Kjo është rruga që të çon prej Kalishtit në Radozhdë, edhe një vend turistik në rajonin e Strugës. Këto vrima nëpër të cilat çdo ditë kalojnë qindra turistë, flasin vetë për mënyrën se si po zhvillohet turizmi”.

Në Kalisht takuam disa turistë nga Gjermania të cilët kanë vendosur që pushimin ta kalojnë në Strugë dhe që deri këtu kanë bërë me mijëra kilometra me rimorkiot e tyre për kamp. Ata thonë se ky vend ka shumë bukuri, por për t’i përjetuar ato, duhet të investuar në infrastrukturë. Fshati Kalisht numëron 2 mijë banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat