Aksion i ri i Gruevskit: Jazhinca okupohet nga forcat e mëdha policore (Foto)

Maqedonia

Aksion i ri i Gruevskit: Jazhinca okupohet nga forcat e mëdha policore (Foto)

Më: 4 maj 2015 Në ora: 18:14

Forca të shumta policore dhe ushtarake të pajisura me armatim të rëndë dhe mjete tjera ushtarake kanë shqetësuar banorët e Jazhincës gjatë ditës së sotme.

Si njofton Tetova1, prania e forcave të tilla të mëdha nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Një banor i Jazhincës, që është në kufi me Kosovën, tha se forcat policore nuk kanë patrulluar nëpër fshat, por janë ngjitur në malet mbi fshat, nga ku kontrollojnë pikën kufitare me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat