Analistët: Fjalimi i Gruevskit, përrallë që as vetë kryeministri nuk i beson

Maqedonia

Analistët: Fjalimi i Gruevskit, përrallë që as vetë kryeministri nuk i beson

Më: 3 maj 2015 Në ora: 19:24

Fjalimi i kryeministrit Nikolla Gruevski gjatë kongresit të 15-të të VMRO DPMNE-së ishte tentativë për menaxhimin e krizës në të cilën ndodhet Qeveria. Madjel për Jove Kekenovskin, fjalimi i Gruevskit nuk është asgjë tjetër veçse një përrallë në të cilën as ai vetë nuk e beson!

“Ne jemi mësuar me fjalimet e tij, jemi mësuar me fjalitë e tij që janë vetëm për një përdorim. Është i qartë qëllimi i gjithë këtij fjalimi dhe është e rëndësishme se gjithë atë që e tha Gruevski ne tashmë prej kohësh e dimë dhe jo vetëm 1 orë por edhe 2 orë të mbante fjalim, nuk e shpëton më asgjë në tentimin e tij për të shpëtuar lëkurën e tij.”, deklaroi Jove Kekenovski, Iniciator për reforma në VMRO DPMNE.
Për analistin politik Petar Arsovski, Gruevski, me fjalimin e tij la të kuptohet se ai tashmë e ka të qartë se kriza politike që ka përfshirë vendin, ka nisur të marr shpagim nga besueshmëria e tij në popullatë.

“Nga atje, Gruevski paralajmëroi se mund të ndodh ri-formatim i Qeverisë, se nuk ka nevojë të shqetësohen nga ‘bombat’, ai me këtë tentoi të lëshojë pe ndaj atyre që po ndien presion dhe gjatë gjithë kësaj tentoi të nxjerrë në pah ekonominë për të cilën llogarit se është arma e fuqishme e tij. Megjithatë, ai ishte një fjalim që nuk zgjidhi asnjë problem, ne nga sot vazhdojmë të jetojmë me të njëjtat probleme, zgjidhje nga Gruevski nuk kemi. Po e shohim se ai po ndjen se kriza tashmë po merr tatimin nga besueshmëria e tij dhe me këtë ai po tregohet i gatshëm të lëshojë pe për disa çështje.”, theksoi Petar Arsovski, analist.
Ndërkohë iniciatori për reforma në VMRO-DPMNE, Jove Kekenovski thotë se Si Petar Arsov, ashtu edhe iniciatori për reforma në VMRO Jove Kekenovski thonë se Gruevski, kur përmend Marrëveshjen e Ohrit, tenton të manipulojë marrëdhëniet ndëretnike në vend.
“Ai është një fjalim i cili për momentin u dedikohet ekskluzivisht vetëm atyre delegatëve të pranishëm në sallë të cilët duhet që t’i japin përkrahjen maksimale atij pasi ata megjithatë janë njerëz të cilët me dhunë kanë qenë prezent aty ose me praninë e tyre mbrojnë interesin që kanë nga VMRO-DPMNE.”, theksoi Kekenovski.

“Kryeministri përmendi Marrëveshjen e Ohrit dhe çështjen e emrit, gjë e cila rrallë herë i ndodh atij edhe atë në mënyrën që lë hapësirë të kuptojmë se për këto çështje ndoshta ai është i gatshëm të bëj kompromis. Po ndjehet se ai po lëshon pe për disa çështje, kurse përmendjen e Marrëveshjes së Ohrit e shoh si koketim me marrëdhëniet ndëretnike, pasi çdoherë kur ka krizë në vend, nisin koketimet me to.”, deklaroi Arsovski.

Sipas analistëve, edhe vetë anëtarësia e VMRO-DPMNE-së, nëse pyetet, nuk i beson me fjalëve të tij, pasi ai tashmë prej 9 viteve sistematikisht po manipulon opinionin. Analistët thonë se kjo gjë nuk kalon më tek populli pasi ai tashmë është zgjuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat