Polica e sigurimit tenton t’i sajoj dështimet!

Maqedonia

Polica e sigurimit tenton t’i sajoj dështimet!

Nga: Diana Bunjaku Më: 1 maj 2015 Në ora: 09:57

Duke folur rreth situatës së krijuar në Maqedoni, Hamdi Nuhiju analist politik nga Maqedonia thotë se, në çdo montim politik, policia ose sigurimi i shtetit tenton që t`i krijoj edhe dëshmitë, duke ua hedhur kështu fajin shqiptarëve.

Ai thotë se kjo gjë ndodh ende, pa filluar aksioni, pasi fillimisht shënohet në letër si plan paraprak, e pastaj realizohet në praktik dhe në fund plasohet në opinion.

“Kjo gjë është një praktik e njohur edhe në kohën e Jugosllavisë, pasi mendoj se në kurrizin e tyre
edhe shqiptarët e Republikës së Kosovës e kanë përjetuar disa herë. Edhe në rastin ‘Monstra’ i cili ende pa filluar aksioni u cilësua si një akt terrorist islamik nga ana e ministres së punëve të brendshme Gordana Jankulloska, u pa prej në fillim qasja ose fryma e aksionit”, thotë Nuhiju.

Sipas tij, aksioni i fundit në Gushincë, nga MPB e Maqedonisë u cilësua fillimisht si akt terrorist.

“Policia ose Ministria e Punëve të brendshme, bën edhe kadiun edhe shërbëtorin e sigurisë publike. Mendoj se këto gjëra mund të mënjanohen nëse në Maqedoni dy shtylla të shtetit pastrohen dhe pavarësohen”, thotë analisti Nuhiju.

Ai ka theksuar se ato janë gjykatat dhe mediat. Nëse Maqedonia ka gjykata të pavarura dhe media që mund të bëjnë edhe punë hulumtuese, montimet e këtilla politike do të zhbëheshin, ose do të ishte më e vështirë që të realizoheshin në praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat