Largohet nga BDI-ja nëndega në Çellopek të Epërm

Maqedonia

Largohet nga BDI-ja nëndega në Çellopek të Epërm

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:36

Gjatë ditës së djeshme nëndega e BDI-së në Çellopek të Epërm ka mbajtur mledhje të jashtëzakonshme si rezulltat i mos përfilljes nga ana e Degës së BDI-së Bërvenicë dhe kryesisë qëndrore të BDI-së, thuhet nëpërmjet një komunikate që ka ardhur në redaksinë e agjencisë së lajmeve “Zhurnal”.

Nga mledhja e zhvilluar nga 43 antarët e BDI-së njëzëri u vendos :

1.Nëndega e BDI-së Çellopek i epërm i ngrin të gjitha aktivitetet si pasojë e mospërfilljes së nëndegës njëherit edhe anashkalimin e fshatit Çellopek pasiqë që nga themellimi i Bdi-së Fshati Çellopek nuk ka pas asnjë funksionar në nivel qëndrorë as edhe në atë regjional, çdoherë na është premtuar se pas zgjedhjeve do të përfillena dhe pas mbarimit të zgjedhjeve ina lënë në haresë. Sa për informim ky fshat është mby 1200 shtëpi, gjegjësisht mbi 5500 votues dhe nuk kan asnjë post udhëheqës si në pushtetin qëndror ashtu edhe në atë regjional.

2.Njëherit antarët e nëndegës njëzëri vendosën t’i tërheqin nga Dega e BDI-së Bërvenic dy antarët e deleguar nga kjo nëndegë gjegjësisht Sekretarin e Degës Haqim Ramadanin dhe antarin e degës Ali Musliji.

Kjo degë e BDI-së nuk ka treguar se si do të veprojë në të ardhmen në rrafshin politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat