Lëvizja për reforma në PDSH kërkon tërheqjen e policisë nga Malina dhe Gushinca

Maqedonia

Lëvizja për reforma në PDSH kërkon tërheqjen e policisë nga Malina dhe Gushinca

Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:40

Lëvizja për reforma në PDSH ka reaguar për aksionin e sotëm policor në Malinë. Në një komunikatë kjo lëvizje kërkon që forcat policore të cilat pa asnjë shkak ushtrojnë presion ndaj banorëve, të tërhiqen nga Malina dhe Goshinca. ‘Situata në fshatrat shqiptare Goshincë dhe Malinë është tejet e rënduar si pasojë e pranisë së madhe të forcave policore.

Qytetarët nuk janë të lirë të lëvizin dhe të punojnë, kështu që policia ndoshta dëshiron të frikësojë banorët, por në fakt irritojnë çdo qytetar shqiptar. Dalim në mbrojtje të gjithë banorëve të këtyre anëve ku po zhvillohet një spektakël i paparë i okupimit policor mbi fshatrat shqiptare. Spektakle të këtilla nuk do të lejojmë më të bëhen në kurriz të shqiptarëve. Në të kundërtën, nëse nuk tërhiqen forcat policore, ne si opozitë nuk do të rijmë indiferent ndaj gjithë këtij presioni policor që u bëhet shqiptarëve të asaj ane.

Apelojmë gjithë banorët e fshatrave ku ka prani policore, të ruajnë gjakftohtësinë, të mundohen të zvogëlojnë qarkullimin në pjesët e rrezikuara, dhe të presin deri në tërheqjen e plotë të forcave policore, thuhet në reagimin e lëvizjes për reforma në PDSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat