Nuri Seferi: Nuk e toleroj një ministre lavire që t’i fyejë shqiptarët!

Maqedonia

Nuri Seferi: Nuk e toleroj një ministre lavire që t’i fyejë shqiptarët!

Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:04

Boksieri i mirënjohur shqiptar Nuri Seferi përmes një thirrje në rrjetet sociale ka bërë thirrje që të mos lëkundet krenaria shqiptare dhe njëherë e përgjithmonë të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët.

Ja edhe postimi i tij:

“Krenarine time që jam Shqiptar nuk do mund ta lekund askush e aq me pak do ardhacak të pavler të ardhur nga Karpatet e Rusisë. Aq më pak te toleroj nje lavire ( ministresh ) qe cdo dit fyen shqiptaret ne menyre te ndryshme. A ka mbetur pak vetdijesim tek ne. A thu aj gjak ndër shekuj për cfar u derdh o Shqiptaret e mi.

Pash Besën e Shqiptarit vetëdijësohuni e behuni një herë bashkë, i madh e i vogel, e të tregojmë grushtin tonë të fort që siç duket e kemi humbur apo e kemi shitur.

Zgjohuni nga ky gjumë hatri i atyre dëshmorëve që lanë fëmijët, gratë dhe nënat e tyre për të sjellur lirin tonë. Ndersa sot ju politikanet shqiptar po shkelni mbi gjakun e tyre , Ku vazhdimisht lejoni te na ofendojn e te na turperojnë këto sllav që skan as histori as kultur e as dinjitet. Më Respekt : Nuri Seferi”, thuhet në postimin e kampionit të mirënjohur të boksit. (INA)

Pak më herët partia opozitare LSDM kishte publikuar një bisedë tjetër telefonike me përmbajtje skandaloze, ku sipas kësaj partie dëgjohet ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska duke ofenduar rëndë shqiptarët dhe funksionarët e BDI-së.

Në këtë bisedë, Jankullovska dëgjohet duke i quajtur ‘fis i egër’ dhe ‘indianë’ zyrtarët shqiptarë në qeveri teksa shpreh nervozizmin e saj nga komunikimi me zv/kryeministrin Musa Xhaferi lidhur me zbatimin e një marrëveshjeje.

Biseda mes ministres se brendshme Gordana Jankullovska dhe shefit te sherbimit sekret, Sasho Mijallkov:

Zeri 1: Alo

Zëri 2: Gorde, çfarë bën?

Zëri 1: Mirë, ja po punoj. Ti çfarë bën?

Zëri 2: Ça janë këto probleme që në mëngjes?

Zëri 1: I zgjodhëm më në fund. Indianë. Ça të them tjetër. Indianë.

Zëri 2: Më kërkojnë që në mëngjes.

Zëri 1: Po, për këtë të kanë kërkuar, por të dish, mbrëmë më kërkoi Musa. Unë i thash. Musa, sipas ligjit, për punë të tillë patjetër duhet të ketë konkluzë ose vendim të Qeverisë. Në këtë rast konkret duhet konkluzion. Dhe për këtë i thash se ja serbët vijnë në Zebërnjak dhe ka pasur konkluzë nga Qeveria. Bullgarët tranzit kalojnë për në Tiranë…

Zëri 2: Dhe, ça të humbin nëse kanë kujdes me procedurën ?

Zëri 1: Po fis i egër Sasho./TCH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat